Turqia do t’i thotë “jo” hyrjes së Finlandës dhe Suedisë në NATO, deklaroi sot presidenti Rexhep Taip Erdogan, ndërsa përfaqësues të lartë të dy vendeve pritet të vizitojnë Turqinë për bisedime në ditët në vijim, raporton Anadolu.
Erdogan përsëriti shqetësimet e sigurisë së Ankarasë në mes të kërkesës të Helsinkit dhe Stokholmit për anëtarësim në NATO, duke thënë se vendet nordike kanë strehuar anëtarë të grupeve si YPG/PKK dhe FETO.
“Ne u thamë atyre, ne thamë se NATO është një organizatë e sigurisë, ne nuk mund të pranojmë ekzistencën e organizatave terroriste në një organizatë të tillë”, tha Erdogan.
“Sidomos Suedia është një bujtinë e vërtetë për terrorin”, tha ai, duke shtuar se Stokholmi gjithashtu kishte vendosur embargo armësh ndaj Turqisë.
