Ratifikohet Marrëveshja me Kosovën për bashkëpunim në turizëm

TË FUNDIT

Në Kuvend sot është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e nënshkruar në Shkup më 16 shtator 2021.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se kjo Marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit mes dy vendeve.

“Dy vendet tona do të ndërrmarin të gjitha masat e nevojshme për promovimin dhe inkurajimin e zhvillimit të marrëdhënieve të turizmit, lehtësimin e qarkullimit turistik me përkrahjen e agjencive turistike si dhe strukturave dhe organizatave tjera që janë duke zhvilluar aktivitete në fushën e turizmit”, ka shkrua Bekteshi.

Me anë të kësaj Marrëveshje do të krijohen kushte të favorshme për investime në fushën e turizmit, si dhe mundësi për shkëmbimin e përvojave në fushën e trajnimit profesional të personelit të industrisë së turizmit të vendeve tjera.