Gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 250 masa. Për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë shqiptuar 86 sanksione, për mosdhënie të përparësisë të kalimit të këmbësorëve 40 dhe 30 sanksione kanë të bëjnë me këmbësorët.
Siç informojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar 11 masa për drejtim të automjetit pa patent shoferi, gjashtë për automjete të paregjistruara, gjashtë për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit dhe 47 për parkim të parregullt.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.
