Protestuesit kërkojnë shqyrtimin e rasteve të montuara

TË FUNDIT

Në marshi protestues të organizuar për Rexhail Qerimin shqiptarët e Maqedonisë kanë kërkuar drejtësi për të gjithë rastet e montuara.

Para objektit ku ndodhet Delegacioni i BE-së në qendër të Shkupit familjarët e të përfshirëve në këto raste theksuan se do të paraqesin kërkesë për përfshirjen e komuniteti ndërkombëtar me ekspertë ligjorë për kryerjen e ekspertizës në disa vendime gjyqësore në të cilat janë dënuar shqiptarët.

Sipas familjarëve vendimet e deritanishme ndaj të burgosurve në këto raste janë politike.