Kuvend, VMRO-DPMNE dorëzoi ndryshimet ligjore për heqjen e qeverisë teknike

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Ripërtëritjen e Maqedonisë” sot në Kuvend e dorëzuan propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë, që parasheh fshirjen e dispozitave me çka obligohet formimi i një qeverie kalimtare para zgjedhjeve parlamentare. Nga kjo parti presin që propozimi të hidhet në seancë të mërkurën ndërsa kërkojnë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen sa më shpejt.

“Maqedonia ka nevojë urgjente për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për këtë, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit kanë dorëzuar propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë. Me këtë propozim-ligj kërkojmë që të fshihen dispozitat e ligjit për mënyrën e zgjedhjes së qeverisë që parashikojnë zgjedhjen e Qeverisë së re kalimtare 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, tha koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.