Nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se për të hyrë në Republikën e Kosovës, duhet të dorëzohet një certifikatë për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid 19, ose një certifikatë për dy doza të vaksinës së bashku me një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë. Nga MPJ theksojnë se këto rregulla nuk vlejnë për fëmijët deri në moshën 12 vjeçe, personat që kalojnë transit dhe për personat që kanë vërtetim nga mjeku që specialist për mosvaksinim.
“Me masën e re, kufizimet nuk vlejnë për hyrjen e të miturve deri në 12 vjet, si dhe disa përjashtime që kanë të bëjnë me transitin përmes vendit, ulje-ngritje në aeroportin e Prishtinës dhe raste të tjera në të cilat personat nuk qëndrojnë më gjatë se 3 orë në vend. Ndërsa, personat të cilët nuk janë vaksinuar për arsye shëndetësore, gjatë hyrjes në Kosovë kërkohet që të kenë vërtetim nga mjeku specialist së bashku me testin PCR negativ, jo më të vjetër se 48 orë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
