Ish ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka ngritur alarmin në ClickPlus në TV21, se në dikasterin që ka udhëhequr, pasi partia nga ku vjen ai, Lëvizja Besa vendosi të dalë nga Qeveria, ka pasur kontrolle nga policia dhe Policia Finaciare.
Siç tha, ka shkresa skandaloze.
“Informatat që i kam unë, për momentin në Ministrinë e Bujqësisë e ke Policinë, Policinë Financiare për të hulumtuar dhe atë ka shkresa skandaloze prej periudhës që unë jam ministër. Nuk është problem, le të hulumtohet dhe të dihet se si ka punuar ministri i Besës”, tha Hoxha.
Shton se kjo është formë presioni dhe se të njëjtën e presin edhe në Tetovë, komunë e cila udhëhiqet nga lideri i Besës, Bilall Kasami.
