Spasenovski: Maqedonia ka një shoqëri jashtëzakonisht të polarizuar

TË FUNDIT

Profesori Aleksandar Spasenovski në ClickPlus në TV21 tha se Maqedonia e Veriut ka një shoqëri të polarizuar në mënyrë ekstreme. Spasovski tha se në vendin tonë polarizimi politik është disa herë më i pranishëm se ai nacional.

“Themeli, sipas bindjes time të thellë, është se Maqedonia është një shoqëri jashtëzakonisht e polarizuar. Polarizimi politik është shumë më i madh se ai ndëretnik, i cili dikur ishte dominues në vendin tonë. Dhe në një masë të madhe ka ndikim në funksionimin e institucioneve në vendin tonë”, tha mes tjerash Spasevski.