Në Gostivar hapet supermarket Ramstor me 1400 m2

TË FUNDIT

Me një hapësirë prej 1400 metra katrorë  hapet makrketi Ramstor në Gostivar. Janë bërë 30 punësime të reja. Për konsumatorët kanë siguruar vendparkime për 80 makina. Në hapjen solemne të pranishëm ishin drejtori gjeneral i Ramstor në Maqedoni  si edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari.

 “Pas 15 viteve të ekzistimit të Ramstor, e hapim Ramstorin e parë por më të mirin në Gostivar  dhe për këtë mendoj se do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e kualitetit të jetesës.  Të kemi  artikujt më bashkëkohor që janë në këtë rajon  edhe jam shumë i lumtur që nga mishtoret e Gostivarit sigurojmë mish, pastaj  ëmbëlsira që janë shumë kualitative edhe ne si Ramstor do t’i promovojmë jo vetëm në Gostivar po në të gjithë Maqedoninë”, tha Ajdovan Ademovski, pronar i Ramstor.