Deputeti Kastriot Rexhepi në konferencën e sotme për shtyp tha vazhdon të mbetet deputet i Lëvizjes Besa, shkruan TV21. Rexhepi thotë se e kuptoj kryetarin e partisë Bilall Kasami dhe shton se nuk ka marrë njoftim zyrtarë për përjashtim nga partia.
“Unë jam deputet i Lëvizjes Besa, koordinator i grupit parlamentar të Besës, dhe derisa nuk ndryshohet, unë do të vazhdojë të veproj si i tillë”, tha Rexhepi duke shtuar se nuk ka marrë informacione zyrtare për përjashtimin e tij nga partia.
“E kuptoj kryetarin për veprimin që e ka bërë atë në presion. Vazhdoj ta respektojë. Për çështje partiake do të bisedojmë në forume partiake”, tha mes tjerash Rexhepi.
