Ambasadorja amerikane Kejt Bërns, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Leri Skot Gejxh e vizitoi sot NP “Lajka”.
Drejtoresha e NP “Lajka” Tina Petrushevska e njoftoi ambasadoren me aktivitetet vijuese dhe me misionin afatgjatë të ndërmarrjes, e cila kujdeset për mirëqenien e qenve endacak në territorin e Qytetit të Shkupit.
Në kuadër të vizitës, Bërns e vizitoi shërbimin veterinar të strehimores ku zbatohet trajtim human dhe gjithashtu në parkun për kanakarë kishte shoqërim të shkëlqyer me një pjesë të qenve të përgatitur për strehim.
