“Praktikisht, nuk kemi virus në qarkullim”

TË FUNDIT

Epidemiologu Dragan Danillovski ka vlerësuar se duke i parë numrat e fundit me Covid-19, praktikisht i bie se nuk ka virus në qarkullim.

“Praktikisht, nuk kemi virus në qarkullim dhe kjo është kështu për llojin Alfa i cili ende është aktual te ne. Lloji indian apo varianti Delta është një rrëfim krejt tjetër”, tha Danillovski, transmeton TV21.

Shton se edhe nuk ka nevojë të ketë restrikcione, por shton:

“Përveç se mbetet, që vendim civilizues të jetë që secili prej nesh, në ambiente të mbyllura të bartë maskë për shkak se ende nuk kemi një situatë, sepse ende kemi raste sporadike në nivel ditor, kurse maskë nuk do të duhet të bartim në atë moment kur për 28 ditë nuk do të kemi asnjë rast pozitiv”.