Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 10 raste të reja pozitive në Covid-19, nga 3.529 testime të realizuara, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 18 persona, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.593 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.708 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.472 pacientë. Raste aktive në vend janë 413./TV21
