Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 17 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirusin, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku sqarojnë se gjithsej 287 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
