VMRO-DPMNE nuk do ta njohë regjistrimin, kurse lideri Hristijan Mickoski kërkon që propozim-ligji menjëherë të tërhiqet nga Parlamenti. Nëse kjo nuk ndodh, siç deklaroi sot Mickoski, partia do të paraqesë iniciativë në Ministrinë e Drejtësisë për grumbullim të nënshkrimeve për një projektligj me të cilin do të anulohet Ligji për Regjistrim. Në konferencën për shtyp që u mbajt në selinë e partisë, Mickovski tha se shumica qeverisëse planifikoi ta sjellë ligjin “me forcë” dhe se “flamuri evropian po keqpërdoret”. Ai shtoi se vendit i duhet një regjistrim i cili do t’i qartësojë të gjitha dilemat statistikore, e jo një regjistrim politik.
