20 humbje jete dhe 106 të infektuar me Covid-19

TË FUNDIT

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 761 testime të realizuara, 106 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Shkup-72, Kumanovë-4, Shtip-2, Prilep-5, Tetovë-3, Manastir-1, Kavadarc-4, Gostivar-6, Strumicë-5, Radovish-1, Koçan-1, Berovë-1 dhe Resnjë- 1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 603 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 20 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.