Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pas një pushimi njëorësh për shkak të korona protokolleve do ta vazhdojë punën pas seancës së 20-të plenare në të cilën duhet të debatohet për Propozimin e ligjit për zgjidhje të kontestit ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Makpetrol SHA Shkup nëpërmjet rrugës së marrëveshjes, sipas procedurës së shkurtuar.
Në Kuvend mbrëmë kishte debat për këtë propozim për sjelljen e të cilit u kundërshtua VMRO-DPMNE-ja opozitare. Koordinuesi i grupit të deputetëve Nikolla Micevski nga foltorja, ndërsa më vonë edhe në konferencën për shtyp pyeti pse Qeveria po ngutet të sillet ky vendim ligjor, e cila sipas tyre është e dëmshme.
Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së Jovan Mitreski, sërish sot në konferencën për shtyp akuzoi se partia opozitare sërish e bllokon punën e Kuvendit dhe se publikisht lavdërohet me atë.
Ky vendim ligjor parashikon t’i pranohet Makpetrolit pronësi e 50% të gazsjellësit në vend dhe t’i paguhet çmimi prej 33 milion euro.
Para pushimit përfundoi debati për Propozimin e ligjit për ndryshime të Ligjit për organizata invalidore, me procedurë të shkurtuar, por votim për këtë ligj nuk kishte. Sërish, kryesisht, për një fjal u përfshinë deputetët e VMRO-DPMNE-së.
