Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se gjatë përgatitjes së reformës në arsimin fillor do të konsultohen të gjithë të prekurit, duke filluar prej nxënësve dhe mësimdhënësve, profesorëve universitarë, si dhe akademikëve gjegjësisht ASHAM-i. Qëllimi, është thotë kryeministri, me reformën të maksimalizohen përmbajtjet që do të jetë në ndihmë të nxënësve.
“Mendoj se para së gjithash do ta konsultojmë fellën. Këta janë mësimdhënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, por edhe universitetet, ASHAM-in, kemi shumë fella të ekspertëve, institucioneve, të cilët punojnë që të mund ta shohim modelin më korrekt të reformës. Të dërgoj edhe një mesazh, të gjithë jemi ose prindër ose gjyshër. Kemi fëmijë në shkollë. Të gjithë e dimë se duhet ta reformojmë arsimin fillor. Pse? Sepse kemi një ekuilibër të madh të punëve të panevojshme të cilat i mësojnë fëmijët tanë, ndërsa me këtë e shkurtojnë vëmendjen tyre në aktivitete të tjera”, tha Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në ngjarjen e organizuar nga Ponikva.
Qëllimi është, potencoi ai, të maksimalizohen përmbajtjet që do të jenë në ndihmë të fëmijëve në konsultim të plotë, jo vetëm me ekspertë por edhe me të gjitha grupet e synuara.
“Nuk po nxitojmë askund. Koncepti është prezantuar të martën para Qeverisë, konkluzionet e Qeverisë janë pikërisht këto – konsultim me të gjithë, përkushtim të vëmendshëm ndaj secilës pikë, vazhdim paralel me rikonstruktimin e shkollave për shkak të kësaj që të gjithë mësimet shtesë kërkojnë edhe kabinete”, tha Zaevi.
Kryeministri theksoi se në procedure kuvendore është një hua e re prej 21 milionë euro për arsimin fillor nga Banka Botërore. Një pjesë e këtyre parave janë grant, një pjesë kredi e butë, që sipas Zaevit, do të ndihmojë të vendosen bazat për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit tonë.
