Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në rrjetin social Facebook, ka uruar për arritjen e Marrëveshjes për formimin e Qeverisë në vendin tonë.
Cakaj në Facebook shkruan: “Kam shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim. Po ashtu, krahas faktit se Kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar, mbetet arritje historike që diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar”.
