Nxënësit e shkollave të mesme, sot përsëri dolën në protestë kundër reformave në arsim, të cilët sipas tyre janë të këqija. Ata kërkojnë heqje të testimit ekstern, ndërsa shtojnë se po qe se nuk ulen në bisedime me ministrin e arsimit, gjasat që ato përsëri të kampojnë para ministrisë janë të mëdha. Për nesër, nxënësit e shkollave të mesme paralajmëruan protesta edhe në Kumanovë.
Kështu, nxënësit e shkollave të mesme e nisën marshin, me anë të të cilit , siç thonë ata, po e shprehin pakënaqësinë për reformat e këqija në arsim. Ata kërkojnë që të ndryshohet mënyra e testimit ekstern dhe që modeli i maturës shtetërore të ngelet i njëjtë për ata që aktualisht janë në shkollë të mesme, ndërsa për nxënësit e rinj të vlejnë modelet e reja të maturës shtetërore.
Ata, gjithashtu kërkojnë që ekipe nga plenumi i nxënësve të shkollave të mesme të marrin pjesë në modelimin e maturës shtetërore dhe të testimit ekstern. Ata kanë dorëzuar kërkesë qysh muajin e kaluar deri te Ministria e Arsimit, por deri tani nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje. Nxënësit sot deklaruan se ata nuk janë fëmijë që kërkojnë mënyrë se si të ikin prej orëve, por se si të përfitojnë më shumë nga shkollimi.
Sipas deputetes Sollza Gërçeva, kjo betejë e nxënësve të shkollave të mesme duhet ta ulë Ministrinë e arsimit në tavolinën e bisedimeve, në të cilën do të bisedohej për reforma dhe për arsim më të mirë.
Nga Ministria e Arsimit, sot nuk morëm përgjigje se vallë do të kenë takim me përfaqësues të plenumit të shkollave të mesme.
Aleksandra Smilevska
