Lëvizja qytetare për ndryshim dhe plotësim të ligjit për energjetikë edhe sot protestoi para Komisionit Regullator.
Pas miratimit të peticionit nga ana e Kuvendit pritet që kryeministri Nikolla Gruevski ta njoftojë Këshillin Shtetëror Zgjedhor që në afat prej 20 ditësh fillon mbledhja e 10 .000 nënshkrimeve. “Pas informimit, po rrjedh afati ligjor, prej 3 muajve, të cilën ne duhet ta zbatojmë iniciativën, por ende nuk mund të fillojmë me mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve, pasi që ky afat do të fillojë kur Qeveria, gjegjësisht kryeministri Gruevski do të dërgojë njoftim te Komisioni Rregullator. Dhe pastaj pas 30 ditëve do të fillojë procedura me mbledhjen e nënshkrimeve. Ne shpresojmë se Qeveria nuk do të bëjë pengesa”, informon Janko Baçev, një nga inicuesit.
Protestat lidhur me këtë çështje po organizohen tash e 7 muaj. Qytetarët thonë se kërkesat e tyre janë legjitime dhe nuk do të heqin dorë deri sa ligji të ndryshohet. “Formuam organizatë joqeveritare, e cila do të luftojë për të drejtat e qytetarëve dhe qëllimi përfundimtar do të jetë shkatërrimi i këtij kriminaliteti të Rregullatorit për Energjetikë. Duhet të gjithë qytetarët të dëmshpërblehen prej BEK dhe Rregullatorit për Energjetikë, ngrohtores, dhe të gjithë kompanive të ngjashme. Do të luftojmë deri në fund”…”Shumë prej neve qytetarëve u mohohet e drejta, dhe jemi humbur në labirintet e gjyqeve në gjithë këtë procedurë. Shihni se cila është mosha jonë, njerëz të cilët asnjëherë nuk kemi pas punë me gjyqe” – shprehen qytetarët.
Edhe iniciativa qytetare “AMAN” para disa viteve protestonte lidhur me ndryshimin e ligjit energjetikë, por kërkesa e tyre u refuzua. Megjithatë, drejtuesit e kësaj iniciative thonë se do të vazhdojnë me organizimin e protestave dhe nuk do të heqin dorë nga kërkesat.
Arbana Qerimi
