Click Plus sonte 21.30h, Ziadin Sela përballë Fatmir Aliut

TË FUNDIT

Tema: Çka ju ofron shqiptarëve Ziadin Sela?

Sa vota Aleanca për Shqiptarët pret t’i mbledh për Blerim Rekën në zgjedhjet presidenciale, dhe si i numëron ato?

Me çfarë oferta po kërkon besimin e shqiptarëve, dhe si do ta mbaj premtimin për t’i realizuar ato?

A ka jetë për të gjithë në Maqedoni dhe a duhet shkuar bashkë përpara siç e thotë LSDM-ja, apo duhet drejtësi për Maqedoninë para se atë shtetasit e saj ta quajnë atdhe, siç e mendon VMRO-ja?

A u keqpërdor nga cilado parti gara për president, dhe përse opozita shqiptare po sulmohet nga pushteti?

Për këto dhe temat tjera të mërkurën në TV21 në emisionin më të shikuar debatues Click Plus flasim me:

Ziadin Sela, kryetar i  Aleancës për Shqiptarët

Dërgoni pyetjet tuaja në koment Facebook, dhe disa prej tyre do të përzgjidhen për t’ia parashtruar mysafirit gjatë emisionit

Shihemi sonte në #ClickPlus në 21:30