Shqiptarët pa aleancë të brendshme nuk mund të krijojnë aleancë të jashtme, njëjtë siç pa integrim të brendshëm kombëtar, vështirë e kanë të integrohen në Evropë. Këtë ua tha mbrëmë banorëve të Tearcës, kandidati për Presidnent Blerim Reka. Sipas tij në 2019 askush nuk mund ta detyrojë shqiptarin që të votojë kundër vetvetes. Reka gjithashtu shpehu zhgënjimin që shteti edhe 18 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, nuk ka arritur që veteranëve të luftës t’u sigurojë trajtimin e duhur. U zotua se si President do të kërkojë nga NATO-ja që edhe një herë të shqyrtohet çështja e këtij aneksi që lidhet me statusin e veteranëve.
“Në kundërtaborrin tonë ata thonë se koncepti është shoqëri për të gjithë. Unë them jo, koncepti duhet të jetë shtet për të gjithë. Shoqëri për të gjithë ne kishim edhe 40 vite në komunizëm, edhe tash e 30 vjet pas komunizmit, por ende edhe sivjet në vitin 2019 Maqedoni nuk është shtet për të gjithë, është shtet vetëm për një kategori qytetarësh”, potencoi Kandidati për President, Blerim Reka.
