Ahmeti: BDI-në e luftojnë shërbëtorët e UDB-së, Zaev: Ma jepni numrin e “El Chekës” të flas me të

TË FUNDIT

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se El Cheka po publikon biseda private vetëm për partinë e tij dhe sipas Ahmetit kjo nuk është e drejtë. Por efekti i kësaj që po ndodh nuk do të zgjasë shumë pasi që BDI është parti e dalë nga lufta. BDI si parti nuk do ta mbështesë LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në në veprimtaritë e tyre spekulative dhe diversive, siç i quajti Ahmeti.

“Më vjen keq. Po si nuk ndodhi një bisedë private e familjare të antarët e VMRO-së dhe LSDM-së, por vetëm të BDI-së paskan fol biseda private. Ku janë bisedat tjera? Unë mendoj që ky milet nuk han barë dhe bën krahasime. Mirë, a vetëm për këta paskan folur. Po këta të tjerët a paskan qenë engjuj dhe asgjë nuk kanë folur”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

E pyetëm kryeministrin Zaev, se përse El Cheka nuk ka publikuar ndonjë “bombë” edhe për LSDM-në. Me ironi, kryeministri kërkoi numrin e El Chekës nga gazetarët, dukë thënë ma jepni që ta pyes?

“Nëse keni ndonjëri numër të zotriut, “Cheka” a si quhej, më jepni. Ta thërras dhe ta pyes. “O mik përse vetëm për Ali Ahmetin po publikon dhe jo edhe për mua. Le të publikojë edhe për mua. Le të publikojë edhe për mua dhe për secilin që mendon se duhet të publikojë. Duhet ta dijë se ka ligj për këtë”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ndaj përgjigjes së Ahmetit ka reaguar përsëri El cheka në Facebook-un e tij, duke e porositur që të mos të lodhet ta kërkojë dhe mos të mundohet ta likuidojë. Në fund shkruan “shihemi së shpejti” duke aluduar për publikimin e bombave të reja për BDI-në. E kreu i integristëve tha se ata që tentojnë të luftojnë BDI-në janë pasardhësit e sotëm të OZNËS dhe UDBËS të cilët nuk ua duan të mirën shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Përgatiti: Almedina Ismajli