TRAJEKTORJA, JANAKIESKI SHFAQET NË GJYKATË, GJENDJA E TIJ SHËNDETËSORE ENDE E RËNDUAR

TË FUNDIT

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe pse mbrëmë nga burgu i Shtukës u dërgua në spitalin “8 Shtatori” për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore me veshkat, ai përsëri sot u shfaq në seancën gjyqësore për lëndën “Trajektorja”. Seanca gjyqësorë u anulua, për shkak të mungesës së njërit nga ekspertët ligjorë.

Ish-ministri transportit dhe lidhjeve tanimë më shumë se 10 ditë mban grevë urie në burgun e Shutkës. Pas anulimit të seancës gjyqësore, Janakieski ju ankua prokurores speciale Lile Stefanovska për gjendjen e tij duke i thënë se kjo nuk është jetë, ndërsa prokurorja Stefanovska ia ktheu se vetë je duke e shkatërruar jetën tënde.

Në seancë ishte edhe gruaja e Janakieskit, Sanja Janakieska. Ajo para kamerave nuk deshi të komentojë gjendjen e bashkëshortit të vet por në bisedë me gazetarët tha se Janakieski është vërtetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Grevën e urisë dhe gjendjen e Janakieskit e pohon edhe avokati i tij Elenko Millanov. Ai tha se greva e urisë e ish-ministrit Janakieski është revoltë për masën e paraburgimit dhe se gjykata nuk kishte kushte që të vendoste një masë të tillë për Janakieskin. Avokati Millanov shtoi se Janakieski edhe pse tani i sëmure ende mban grevë urie.

“Aq sa di ende mban grevë urie dhe refuzon marrjen e ushqimit kështu që edhe ajo mbrëmë që ndodhi besoj se është si pasojë e refuzimit të ushqimit. Arsyeja kryesore pse mban Mile grevë urie është se edhe pse ai është i sigurtë këtu, ishte në burg shtëpiak dhe vazhdimisht në dispozicion dhe i pranishëm në gjykatë, dikush insistonte dhe dëshironte që ai të hyje në paraburgim, ndërsa cila do të ishte arsyeja që ai të jetë në paraburgim kur gjithçka tjetër mund të bëhej”, theksoi Elenko Millanov, avokat i Mile Janakieskit.

Janakieski javë më parë me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare  u arrestua dhe iu caktua masa e paraburgimit. Janakieski akuzohet për shitje të tokës shtetërore kompanive të cilat nuk kanë realizuar projektet e ofruara paraprakisht. Bëhet fjalë për ndërtim të një rrjeti të hoteleve.

Në rastin “Traektorja” është në procedurë dëshmuese. Në këtë rast të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili dënohet në mungesë, ish-ministri i Transpotit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryetari Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski. Seanca e radhës për lëndën Trajektorja vazhdon më 3 shtator.

Përgatiti: Valmira Zendeli