Deri në mesnatë do të largohen 11 vagonat të cilat dolën nga shinat në fshatin Çerkez të Kumanovës. Kështu paralajmëruan dy zv/drejtorët e Hekurdhuva. Më këtë është mundësuar edhe sanimi I hekurudhës e cila deri në mesnatë duhet të jetë gati për komunikacion. Një tip i vagonëve të tillë kushtojnë 80-100 mijë euro.
“Përgjatë rrugës janë renditur të gjitha vagonat gjithsej 11 në numër, të cilët kishin dal nga hekurudha. Është mundësuar terren që ekipet e NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura me gjithë mekanizmat e veta dhe gjitha resurset të punojnë në atë që të rregullojnë binarët dhe deri në orët e vona të mbrëmjes deri në mesnatë besoj se hekurudha do të jetë gati për komunikacion”, deklaroi Petar Spasovski, ndihmes drejtor i Hekurdhave të Maqedonisë- Infrastuktura.
“ Demi I vagonave është I madh. Të gjitëh vagonët gjatë daljes nga binarët kanë ardhur deri tek ndeshja me njëri tjetrin. Është e çuditshme , dua të them se katër vagonët e parët së bashku me lokomotivën kanë kaluar pa problem, ndërsa dalja e vagonëve ka ndodhur në pas vagonit të katër, ndërsa arsyet pse ka ndodhur kështu, ende nuk dihen. Kësi lloj i vagonëve vlera e tyre sillet rreth 80 mijë deri 100 mijë euro, ndërsa dëmi shtesë do të vërtetohet nga komisioni për secilin vagon një nga një”, potencoi Kosta Cikos, zv/drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë- Transport.
