Sot 29 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot, në 29 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut ka theksuar se ajo ka qenë pikënisje e shtetësisë së Kosovës.
Haradinaj në facebook shkroi se ajo ditë, që i ka dhënë dha kahje të re përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë.
“Gratë dhe burrat, që e vulosen vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrres shekullore, shtetit të pavarur”, shkroi Haradinaj në facebook.
Sot 29 vjet delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kishin miratuar Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut. Në atë ditë historike, Kosova ishte shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të shënonte hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili ishte zhvilluar jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake./21Media
