Avokati Janaki Mitrevski në emisionin “10 Minuta” në TV21, tha se Gruevski nuk do të përgjigjet për rastin “Trajaktorja”, për shkak se vepra vjetërohet në tërsi dhe përndjekja nuk do të vazhdojë.
“Deri më 10 tetor vepra vjetrohet në tërësi kështu që përndjekja nuk do të vazhdojë. Të gjithë e kanë të qartë, nuk duhet të jeni jurist, se nuk as ka mundësi teorike që kjo lëndë të përfundojë në afatin e parashikuar për shkak se as në shkallën e parë nuk ka aktvendim e jo të flasim për hyrje në fuqi të aktvendimit”, tha Janaki Mitrevski në emisionin “10 Minuta” në TV21.
