Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme në pikën e rendit të ditës edhe njëherë do ta shqyrtojë raportin për shkarkimin e kreut të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Kiro Zdravev, kryetari i Këshillit Gjyqësor ka konfirmuar se në rend dite është edhe shkarkimi i një kryetari të një gjykate, por pa mos saktësuar se për kë bëhet fjalë. Propozohet shkarkimi i tij dhe dy kolegëve të tij të cilët bashkërisht kanë votuar për heqjen e masës paraburgimit të biznesmenit Sead Koçan, i cili në atë kohë ishte në arrati dhe i dyshuar në rastin e PPS-së “Trust”. Gjithashtu edhe Komisioni për Antikorrupsion ka nisur hetim për Jovo Vangellovski nën dyshimin për blerje të makinës luksoze, dhe për “paushalle mujore” të cilat i ka marrë për 3 vite me radhë e që ligjërisht nuk i takojnë. Kryetari i këshillit, Kiro Zdravev, në deklaratë para seancës, nuk precizoi nëse do të diskutojnë për shkarkimin eventual të Vangellovskit, sepse këto pika sipas tij nuk janë të hapura për publikun.
