Do të me shihni si trajner në Katar të 2022

TË FUNDIT

“Gjithmonë kam dashur të jem në Kupën e Botës”

“Gjithmonë kam dashur të jem në Kupën e Botës”
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar që dëshiron të marrë një klub për në Kupën e Botës.
Wenger është pa ndonjë klub pasi dha dorëheqje nga Arsenali para dy sezoneve.
Tekniku francez ka thënë se do të jetë në postin e trajnerit brenda tre viteve.
“E shoh vetën duke punuar për ndonjë skuadër. Mjaftueshëm kohë ka kaluar dhe kur të kem ndonjë ofertë nuk do ta refuzoj. Do të jetë interesante për të parë si do të zhvillohet. Gjithmonë kam dashur të jem në Kupën e Botës, pasi jam ndjerë se është puna e trajnerëve të jenë aty ku janë lojtarët me të mirë në botë. Për fat te mirë do të me shihni në postin e trajnerit në tri vitet e ardhshme”, deklaroi ai.