Kuvendi e miratoi ligjin për inspektoratin për zbatimin e ligjit për gjuhën shqipe.
Paraprakisht gjate debatit deputetet e VMRO DPMNE-se nuk dëshironin që ligji për Inspektoratin të votohet, deri sa të merren në formë të shkruar vërejtjet e Komisionit të Venecias për Ligjin e Gjuhëve, raporton TV21.
Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, tha se Nuk ka të drejtë askush të flasë në emër të Komisionit të Venecias për shkak se siç shtoi ende nuk është publikuar raporti. Lideri i ASH-se Ziadin Sela tha se në Komision të Venecias u dërguan vetëm dy çështje, bankënotat dhe uniformat, dhe se për këto nuk ka vërejtje.
