Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së në largim, Federika Mogerini, vlerësoi se prolongimi i vendimit të Këshillit të Evropës për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nuk është vetëm shans i humbur, por edhe gabim historik, raporton TV21.
Duke i grumbulluar rezultatet e takimeve të javës së kaluar të BE-së në Bruksel, Mogerini në bllogun e saj të titulluar “Dy vendime, një gabim”, thekson se shefat e shteteve dhe qeverive e prolonguan vendimin për negociata edhe krahas progresit të jashtëzakonshëm të cilin e arritën të dyja vendet dhe rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian.
“Ky është shans më se i humbur, ky është gabim historik që shpresoj se së shpejti do të përmirësohet”, thotë Mogerini.
