Trampi së shpejti do të nisë të mbajë mitingje parazgjedhore

TË FUNDIT

Në dy javët e ardhshme presidenti aktual i SHBA-ve Donald Tramp, planifikon të vazhdojë të mbajë mitingje si pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale në nëntor, deklaroi një nëpunës anonim i angazhuar për fushatë zgjedhore të Trampit.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit tubilin e tillë të fundit Tramoi e mbajti më 2 mars në Sharlot, në shtetin federal Karolina e Veriut, ndërsa punonjësit e tij pohojnë se ai mezi ka pritur të fillojë sërish fushatën në terren, lajmëruan mediat amerikane.

Megjithatë, nuk është e qartë dhe ku do të mbahet mitingu u ardhshëm parazgjedhor, ndërsa ai funksionar thotë se, për shkak të Kovid-19, ende përgatiten masa për mbrojtje të atyre të cilët do të marrin pjesë.

Menaxheri i fushatës së Trampit, Bref Parskale, do të prezantojë opsione të caktuara të Trampit në ditët në vijim lidhur me organizimin e këtyre mitingjeve, ndërsa për shkak të masave kufizuese ende janë në fuqi në Karolinën e Veriut, nuk është e mundur në Sharlot të thirret konventë ku partia Republikane duhet ta emërojë Trampin për president të vet.

Për këtë, sipas njërit të këshilltarëve të angazhuar në fushatë për Trampin, presidenti i tanishëm dhe Komiteti Kombëtar i republikanëve janë për idenë për mbajtje në Xheksonuill, Floridë, sepse presin një tubim më të madh.