Pothuajse e gjithë energjia elektrike e konsumuar në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj 2026 është siguruar nga prodhimi vendor, përcjell TV21. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, prodhimi bruto vendas i energjisë elektrike ka mbuluar 96,5 për qind të konsumit të përgjithshëm bruto, me një prodhim prej 462 mijë e 653 megavat/orë energji elektrike.
Pjesa më e madhe e konsumit të qymyrit, rreth 99,9 për qind, është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike. Në krahasim me majin e vitit të kaluar, në maj 2026 është shënuar rritje e konsumit të gazit natyror prej 4,8 për qind, kryesisht për shkak të funksionimit të kapaciteteve të ngrohjes, të cilat një vit më parë nuk ishin aktive. Ndërkohë, konsumi i produkteve të naftës ka shënuar rënie prej 8,5 për qind. Gjatë muajit maj, konsumi i përgjithshëm i energjisë sipas burimeve ka arritur në 479 mijë e 603 megavat/orë energji elektrike, 4,46 milionë metra kub gaz natyror, 264 mijë e 997 tonë qymyr dhe 78 mijë e 468 tonë produkte të naftës.
