80 vjet nga formimi i Aradhës së parë partizane, në shtëpinë ku janë prodhuar armë ilegale

TË FUNDIT

Buzë lumit Vardar, në rrugën Pajkova, ka qenë shtëpia e elektro mekanikut Serafim Vidovski, në oborrin e të cilës ka pasur punëtori të thjeshtë elektro mekanike. Ndërsa nën të ka pasur punëtori ilegale për riparimin dhe prodhimin e armëve që janë përdorur në kohën e partizanëve gjatë Luftës nacionalçlirimtare (LNÇ).

“Kjo derë na dërgon drejt muzeut memorial të punëtorive ilegale për prodhimin e armëve gjatë kohës së LNÇ-së, ndërsa brenda na priti ciceroni Valentina nga e cila pritëm që në detaje të mësojmë se me çfarë armësh kanë luftuar partizanët gjatë kohës së Luftës nacionalçlirimtare”, raporton Aleksandra Velinova, gazetare e TV21.

“Në këtë sirtarë mund të shihni një makinë e cila është punuar në këtë punëtori. Këtu kemi minë tokësore, janë shfrytëzuar materiale të cilat kanë qenë të qasshme në atë moment. Ja për shembull kjo minë tokësore është punuar nga gypi për ujësjellës”, tha Valentina Petrovska, ciceron.

“Gjatë bastisjes së autoriteteve bullgare, ndoshta është dashur të gropojnë 1 metër e gjysmë që të arrijnë deri te eksplozivi që Serafimi e ka fshehur këtu. Ndërsa në pamje është dukur se këtu ruhen drunj, qymyr, gjithçka që duhet për nxehjen e një shtëpie”, raporton Velinova.

Sot Qyteti i Shkupit shënon 80 vjetorin nga formimi i Aradhes së parë partizane të Shkupit. Pjesë e tyre kanë qenë edhe heronjtë e popullit Aleksandër Urdarevski, Rade Jovçevski Korçagin dhe Boro Petrushevski, që janë shpallur për heronj të popullit.

“Ajo rezistencë prej 40 personave ka qenë përgjegjëse për atë që ndodhi në fillim të vitit 1941 kur Mbretëria e atëhershme Jugosllave i është bashkuar paktit trepalësh. Në Shkup më 27 mars kishim demonstrata. Kjo Aradhë është paralajmëruese e asaj që ndodhi pas fillimit zyrtar të kryengritjes së armatosur. Unë shpesh them se Aradha e parë partizane është paralajmëruese e Lëvizjes nacionalçlirimtare”, tregon historianja, Jançeva Lubica.

Si pjesë e manifestimit është paraparë vendosja luleve para Monumentit të Aradhës së parë partizane të Shkupit në Karposh 3. Më pas, do të ketë shfaqje të Korit akademik “Mirçe Acev “dhe Kori akademik “Oro” nga Nishi, Serbi, si dhe projeksioni filmik “Çlirimi i Shkupit “, me regji të Rade dhe Danillo Sherbexhija, xhiro historike edukative për të rinjtë në Muzeun memorial të punëtorive ilegale për prodhimin e armëve gjatë Luftës Nacionalçlirimtare në Shkup.