8 të plagosur nga tërmeti i fundit në Turqi, njerëz nën rrënoja

TË FUNDIT

Dy tërmete tronditën provincën më jugore të Hatay në Turqi të hënën, vetëm dy javë pasi tërmete të mëdha goditën rajonin.

Nga lëkundjet e fundit ka ndërtesa të shembura dhe raportohet për njerëz nën rrënoja.

Ende nuk dihet numri i saktë dhe nuk raportohet për viktima.

Burime për Euronews Albania në Turqi konfirmojnë se janë shembur ato ndërtesa që ishin të dëmtuara nga tërmeti i parë dhe për fat të keq ka pasur njerëz që janë kthyer në banesat e tyre.

Sipas të njëjtave burime deri më tani raportohet për 8 të plagosur.

Një nga tërmetet ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri tre minuta më vonë, me magnitudë 5.8 ballë.

Tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 16.7 kilometrash (10.4 milje), ndërsa i dyti në një thellësi prej 7 km (4.3 milje). Të dy janë ndjerë në zonat përreth.

Tërmetet e dy javëve më parë, megjithëse me qendër në Kahramanmaras, 100 kilometra ose më shumë nga Hataj, shkaktuan dëme të mëdha atje.