8 milionë euro nga NLB Banka dhe BERZH, kredi të reja për qytetarët dhe kompanitë

TË FUNDIT

8 milionë euro përmes dy linjave kreditore që i siguroi NLB Banka dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të vendosen në dispozicion për nxitje të investimeve të familjeve për efikasitet energjetik dhe për përmirësim të konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendase.

 “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me BERZH, treguam se edhe në gjendje krize me Kovid-19, mbesim të përcaktuar për mbështetje të projekteve zhvillimore dhe vazhdojmë t’i përkrahim klientët tanë në nismat e tyre zhvillimore. Linjat e reja kreditore kanë rëndësi të veçantë për klientët tanë, sepse do të sigurojnë qasje më të lehte deri te mjetet për financim të projekteve për burime ripërtëritëse të energjisë, kursim energjetik dhe mbrojtje të mjedisit jetësor”, tha Antonio Argir – Kryetar i Bordit drejtues të NLB Bankës. 

 “Të dyja projektet do të kontribuojnë për rikuperim të ekonomisë së Maqedonisë nga korona kriza, sepse secili prej tyre është orientuar drejt segmenteve të veçanta të mbështetura nga partnerët tanë nga BE-ja, të cilët sigurojnë mjete për grante dhe ndihmë teknike. Linja për konkurrencë është
e mirënjohur në treg. Bëhet fjalë për një produkt të dedikuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat investojnë në pajisje të reja, hapësira të reja, softuer të ri dhe në gjithçka që mund të ndihmojë për t’i arritur standardet e BE-së”, u shpreh Andi Aranitasi – Përfaqësues i BERZH-it në RMV.