Rreth 50 organizata për liritë fetare dhe të drejtat e njeriut në botë kërkuan nga kryeministri bullgar Kiril Petkov që të kërkojë falje për dëbimin e 98% të komunitetit hebre të Maqedonisë nga Mbretëria e atëhershme e Bullgarisë.
Ish-konsull i nderit të Izraelit Viktor Mizrahi tha se nuk ka arsye që bullgarët të përkulen para përmendoreve të atyre që i dërguan hebrenjtë në këtë llogore, por pret që këtë ta pranojë Bullgaria si shumë vende tjera.
“Nuk presim asgjë, të vdekurit nuk mund të kthehen por të tregohet respekt për ata të cilët u dërguan në llogoren e vdekjes Treblinka, por me keqardhje e them se në Bullgarinë demokratike ende nuk ka gatishmëri kjo të bëhet, nuk flas për popullin bullgar por për qeverinë e atëhershme bullgare. Kjo është arsyeja një Bullgari demokratike të përkulet para përmendoreve, para hirit të atyre që i dërguan në llogoren Treplinka”, tha Viktor Mizrahi, ish-konsull i nderit në Izrael.
Viktor Mizrahi rrëfeu se e kujton ketë datë çdo vit sepse gjatë kësaj tragjedie ka humbur 84 anëtarë të familjes së tij ndërsa ka mbijetuar vetë babai i tij. Sipas tij në këtë ditë humbën jetën pjesëtarë të këtij shteti që dinin respekt.
“Unë personalisht këtë fjalë tolerancë nuk e dua. Çka d.m.th tolerancë? Toleranca do të thotë të toleroj, duhet të duroj, deri kur do të duroj deri sa nuk të zotëroj a sheshtë më mirë ta përdorim fjalën respekt sepse prindërit dhe gjyshërit tanë dinin respekt duhet të mësohemi edhe ne të mos i bëjmë gabimet të cilat i bëri një mendje zezë e njeriut”, pohoi Viktor Mizrahi, ish-konsull i nderit në Izrael.
Ndryshe 79 vjetori nga transferimi i hebrenjve në mënyrë të dhunshëm dhe i organizuar në kampin e vdekjes në Treblinka sot u shënua në praninë e përfaqësuesve të ambasadave, liderë partiakë dhe shumë zyrtarë tjerë të cilët vendosën lule në shenjë respekti.
