Gjatë 24 orëve të kaluara sipas Ministrisë së Brendshme për periudhën
17/18.04.2020, në lidhje me ndalimin e lëvizjes, 77 persona nuk e kanë respektuar orën policore.
46 persona janë arrestuar ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura, njoftojnë nga MPB.
Po ashtu, 24 orët e kaluara 84 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Policët vazhdojnë kontrollin mbi personat në izolim dhe nuk është regjistruar asnjë rast i shkeljes së karantinës.
