Të mbijetuarit nga bombardimi i parë atomik në botë sot u grumbulluan në Hiroshimë, të Japonisë që ta shënojnë 75 vjetorin e sulmit, informon Zëri i Amerikës.
Një grup i vogël i njerëzve në Parkun Përkujtimor të Paqes në Hiroshimë i nderuan viktimat me një minut heshtje në orën 8:15, saktë në momentin kur bomba atomike e quajtur “Djali i vogël” ishte gjuajtur nga aeroplani ushtarak i SHBA-së Enola Gai, me çka ndërruan jetë 140.000 persona, ndërsa i gjithë qyteti ishte rrënuar.
Për dallim nga vitet e kaluara kur në shënimin morën pjesë mijëra persona, këtë vit për shkak të pandemisë së virusit korona ishin të pranishëm vetëm “hibakusha”, siç njihen të mbijetuarit, familjet e tyre dhe disa funksionarë.
Kryeministri Shinso Abe në fjalimin e tij vjetor i theksoi angazhimet e Japonisë për botë pa energji bërthamore, duke thënë se vendi do të shërbejë “si urë” mes forcave bërthamore në botë që të krijojë bazë të përbashkët që të arrihet marrëveshje.
Në të njëjtën kohë, kryetari i Hiroshimës, Kazumu Matsui, i bëri thirrje Qeverisë japoneze që ta nënshkruajë dhe ratifikojë marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për ndalesë të armëve bërthamore të miratuar në vitin 2017, fakt nga i cili u frustruan hibakushat. Japonia është gjithashtu nën mbrojtje të arsenalit bërthamor amerikan edhe krahas angazhimeve anti bërthamore të Tokios, përkujton Zëri i Amerikës.
“Sot, bota pa armë bërthamore duket se është larg të kuptuarit tonë”, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, në një videoporosi e cila emitohej gjatë ceremonisë.
Gutereshi paralajmëroi se “rrjeti për kontroll të armës, transparenca dhe instrumentet për ndërtim të besimit të vendosur gjatë Luftës së Ftohtë dhe pas saj, po rrënohet. Sipas tij, ndasia, mosbesimi dhe mungesa e dialogut kërcënojnë ta kthejnë botën në një konkurrencë të pakufizuar strategjike bërthamore.
“Tani është koha për dialog, masa për ndërtim të besimit, ulje të madhësisë së arsenaleve bërthamore dhe përmbajtje të plotë”, tha ai.
Tre ditë pas bombardimit të Hiroshimës vijoi sulmi i dytë me bombë ndaj qytetit Hagasaki, në të cilin humbën jetën më shumë se 70.000 persona. Bombardimi i dytë e detyroi Japoninë që pakusht t’i dorëzohet forcave federale më 15 gusht, me çka mori fund Lufta e Dytë Botërore.