73 mijë shkelje për 3 muaj! Shpejtësia – kundërvajtja më e shpeshtë që e “kap” sistemi “safe city”

TË FUNDIT

Nga 2 shkurti deri më 30 prill, përmes sistemit “Qytet i Sigurt”, janë regjistruar gjithsej 73.340 kundërvajtje në komunikacion. Prej tyre, 19.066 janë regjistruar në shkurt, 26.241 në mars dhe 28.033 në muajin prill, tregojnë të dhënat që TV21 i siguroi nga Ministria e Brendshme.

Pjesa dërrmuese e shkeljeve lidhet me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, gjithsej 70.365 raste. Po ashtu, janë evidentuar 2.519 raste të drejtimit të automjetit me leje qarkullimi të skaduar, si dhe 456 raste të kalimit në semafor të kuq. Më shumë se gjysma e kundërvajtjeve janë regjistruar në territorin e Shkupit – 37.706 ose 51.4% e totalit.

Shkelje të shumta janë evidentuar edhe në akset rrugore të Korridorit 10 me 18.288 raste dhe Korridorit 8 me 13.608, ndërsa numri më i ulët është regjistruar në rajonin e Tetovës me 1.287 raste. Sipas MPB-së, gjatë kësaj periudhe janë toleruar 411.962 drejtues mjetesh brenda kufirit të lejuar të devijimit të shpejtësisë, ndërsa 22.464 kundërvajtje janë kryer nga shoferë me targa të huaja.


02 shkurt-30 prill 2026
Totali: 73.340 kundërvajtje
Shpejtësi e tejkaluar: 70.365 raste

Shkup: 37.706 (51.4%)
Korridori 10: 18.288
Korridori 8: 13.608
Tetovë: 1.287


Leje të skaduara: 2.519
Semafor i kuq: 456
Targa të huaja: 22.464