72 raste të reja me Covid-19, numri i përgjithshëm shkon në 555

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 raste të reja të koronavirusit në vend. Sipas qyteteve: Shkup – 14, Kumanovë – 21, Shtip – 1, Prilep – 9, Tetovë – 12, Strugë – 1, Veles – 1, Manastir – 2, Gostivar – 1, Radovish – 1, Krushevë – 2, Koçan – 7. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 është 555.

Nga Klinika për Sëmundje Infektive me dy rezultate negative të testimit lirohen 3 pacientë.

Një burrë 63-vjeçar nga Labunishta (Strugë) ka ndërruar jetë në klinikë disa orë pasi u pranua, ai u soll në klinikë me një pasqyrë të rëndë klinike, njoftojnë nga Ministria e Shëndetsisë.

Aktualisht, 74 pacientë janë të shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, 15 me pasqyrë të rëndë klinike, 11 me ventilim mekanik, ndërsa pacientë e tjerë janë në gjendje të mirë stabile.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e KOVID-19 janë regjistruar në:

Shkup – 235

Kumanovë -114

Dibër – 49

Shtip-19

Prilep –33

Tetovë – 29

Strugë – 24

Veles – 10

Manastir – 6

Ohër – 3

Kavadar -2

Gostivar – 4

Gjevgjeli – 4

Strumica – 2

Kriva Pallanka – 2

Radovish -3

Krushevë – 2

Koçan – 14