7 të vdekur dhe 684 raste të reja me koronavirus në Kosovë

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 4.487 mostra të, prej të cilëve rezultojnë 684 raste pozitive në Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.