Ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Armend Arsllani kanë takuar doktorët të cilët kanë marrë licencën gjatë kësaj periudhe.
Janë licencuar 66 doktorë, shumica e të cilëve kanë shprehur dëshirën që të punojnë me pacientë me Kovid-19, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Me ndryshimet e fundit të Ligjit për mbrojtje shëndetësore u mundësua që të gjithë ata që diplomohen në mjekësi dhe licencohen në Odën e Mjekëve, kanë mundësi ta kryejnë praktikën gjashtë-mujore dhe të marrin kompensim prej 30 mijë denarësh për muaj.
Puna apo praktika gjashtë-mujore realizohet në institucione shëndetësore si shtëpi të shëndetit dhe spitale të përgjithshme me veprimtari të zgjeruar.
