Ministria e Shëndetësisë informon se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 64 pacientë të shëruar, edhe atë 17 nga Shkupi, 12 nga Prilepi, 12 nga Struga, 9 nga Kumanova, 9 nga Ohri, 3 nga Tetova, 1 nga Gostivari, 1 nga Kërçova.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 145 teste të realizuara.
Sipas qyteteve ku janë regjistruar rastet e reja janë: Shkup 13, Tetovë 7 dhe Prilep 2.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 19.241 teste për Covid-19.
Bilanci i të prekurve nga koronavirusi në vend është 1664 të infektuar, numri i pacientëve të shëruar është 1200, numri i viktimave 91, ndërsa numri i rasteve aktive 373./TV21
