Në Bashkimin Evropian (BE) vitin e kaluar 60 për qind e qytetarëve kanë bërë blerje online. Zyra e Statistikës e Evropës (Eurostat) publikoi normat e blerjes online të vitit 2019 në vendet e BE-së. Sipas kësaj, blerja online në vitin 2009 ishte 32 për qind, ndërsa kjo shifër vitin e kaluar u rrit në 60 për qind.
Në rendin e parë mes vendeve të BE-së ishte Danimarka. Në këtë vend vitin e kaluar, 84 për qind e qytetarëve kanë blerë online. Pas Danimarkës me 82 për qind vjen Suedia, me 81 për qind Holanda, me 79 për qind Gjermania dhe 73 për qind Finlanda.
Vendi me shkallë më të ulët ishte Bullgaria me 22 për qind dhe Rumania me 23 për qind./AA
