6 javë grevë e Drejtorisë së Librave Amë/ Sindikalistët ankohen se po shpërfillen kërkesat e tyre

TË FUNDIT

Edhe pse gjashtë javë në grevë, të punësuarit e Librave Amë thonë se askush nuk po i përfill kërkesat e tyre. Nga Konfederata e Organizatave Sindikale thonë kjo ndodh vetëm në Maqedoni, ku protestohet për 6 javë rresht e askujt nuk intereson.

“Për sjellje të tillë nga ana e kompetentëve të mos ketë asnjë përgjegjësi jemi dëshmitarë të gjithë, reagojnë qytetarët, reagon i gjithë opinion ndërsa ata që duhet të reagojnë, nuk reagojnë nuk ka asnjë sinjal nga ta, kemi takime por pa asnjë rezultat konkret. Shpresoj se do ta marrin situatën me seriozitet pasi që kjo greve ka marr përmasa të mëdha”- deklaroi Marjan Ristevski, Kryetar i KOSM-it.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Librave Amë, Toni Millovshovskit, në Gostivar një i punësuar që nuk proteston ka sulmuar kolegët e tjerë.

 “Gjatë ditës së djeshme në hapësirat e Drejtorisë së Librave amë në Gostivar, një i punësuar me kontratë në vepër nga drejtoria, që nuk është në grevë, i ka sulmuar kolegët që protestojnë edhe verbalisht dhe u ka hedhur di­çka, i ka shtyrë dhe që i ka sulmuar, e ka pranuar se nuk është mirë me nervat dhe në këtë dimë dhe ai është zënë edhe me palët, edhe me kolegët tanë.”- pohoi Toni Milloshevski, Kryetar i Sindikatës së Librave Amë.

Naser Xhemaili, i punësuar në drejtorinë e librave amë në Tetovë, pohon se dy kolegë të tij kanë humbur vetëdijen pasi dje kanë pranuar urdhëresë nga drejtoria se u ndalohet hyrja në këtë drejtori.

“Më e keqja është se urdhëresa ka ardhur me fletë dërgesë ku duhet të nënshkruhet, ku ligjërisht nuk ka nevojë të dërgohet në këtë mënyrë, ka mund të jetë si njoftim për të punësuarit dhe me keqardhje e them se dy kolegët janë alivanosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Tetovës”- pohoi Naser Xhemaili, i punësuar në D.L Amë Tetovë.

Kërkesa e të Punësuarve të Librave Amë janë që rrogat e tyre të rriten për 30% dhe të rregullohet statusi i tyre i punës. Pohojnë se ka të punësuar që marrin pagë nga 15 mijë denarë, shumë që nuk u mjafton për ta kaluar muajin.