59 qytetarë shkelin orën policore, 28 arrestohen nga policia

TË FUNDIT

59 qytetarët nuk e kanë respektuar kufizimin për lëvizje mes datës 3 dhe 4 prill. 28 prej tyre janë arrestuar nga policia ndërsa për pjesën tjetër do të merren masa adekuate informojnë nga Ministria për Punë të Brendshme, përcjell tv21.tv.

Gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, siç shkruajnë nga MPB, gjithsej 144 personave u është dhënë vendim për izolim ndërsa 51 të tjera kanë firmosur deklaratë për vetëizolim.

Siç informojnë nga MPB, policët kanë kryer kontroll për të parë nëse janë në shtëpi ose jo personat që duhet të jenë të izoluar ose vetëizoluar dhe kanë konstatuar se të gjithë e kanë rspektuar masën e izolimit./TV21