Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 3,087 teste dhe janë regjistruar 54 raste të reja me Covid-19. Më shumë se gjysma e rasteve të reja janë në Komunën e Tetovës edhe atë 32, pastaj në Shkup – 13, Dibër – 4, Gostivar dhe Vallandovë nga 2 raste dhe 1 në Kërçovë. Një pacientë i moshës 77 vjeçe nga Tetova, ka ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi, ndërkaq janë regjistruar edhe 28 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive është 613, e në maje të listës me më shumë të infektuar kryesojnë Shkupi dhe Tetovë.
