52 punonjës shëndetësor të infektuar me Covid-19

TË FUNDIT

Nga 555 pacientë me koronavirus, 52 apo 9.5% janë punonjës shëndetësor. 34 prej tyre janë infektuar në spital, pra gjatë punës në ambulantë. Fatkeqësisht, ka shumë punëtorë shëndetësor në shumë vende të botë, por edhe te ne që janë infektuar me Covid-19. Ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët, tha  Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai paralajmëroi se në të gjitha institucionet shëndetësore publike në vend ka pajisje mjekësore të mjaftueshme mbrojtëse. Kemi rezerva mjaft solide, ndërsa gjatë javës do t’i shtojmë, ka thënë Filipçe.